Zyra e avokatit Agron Hoti, LL.M.
BIOGRAFIA
Agron Hoti – u lind në Skenderaj, shkollën fillore e kreu në Fsh. Polac ”Shkolla Fillore Drenica Polac” Komuna e Skenderajit, Shkollen e Mesme e kreu në Skenderaj Gjimnazi Hamez Jashari – Drejtimi i përgjithshem, Fakultetin Juridik e kreu në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” , në vitin 2012 kurse studimet posdiplomike master i kreu po ashtu në fakultetin e Prishtinës UP- Hasan Prishtina drejtimi Nderkombetarë , nga viti 2015 deri në 2016 kreu praktiken në zyre të avokatit përmes Odes së Avokateve të Kosovës, pastaj praktiken në gjykatë Themelore të Skenderajit, poashtu nga viti 2018 ishte bashkepunetor në zyre të Avokatit deri në fund të vitit 2019, ishte përfaqesuës ligjir në Europrinty SH.P.K. në Prishtinë kurse tani është Avokat i licensuar përmes Odes së Avokateve të Republikës së Kosovës ku edhe vepron me seli në Prishtinë.
Shërbimet
Çfarë bëjmë ne
Këshilltar i përgjithshëm
Këshillat për thirrje i bëjnë organizatat jofitimprurëse më të shëndetshme, më të qëndrueshme dhe më të afta për të qëndruar të përqendruar në mision.
Rivendosje
Pavarësisht nëse një organizatë po bashkon, shpërndahet ose diçka në mes, këshillat me përvojë mund të marrin stresin nga ndryshimi organizativ.
Menaxhimi i krizave
Në kohë krize, këshillat juridikë të përgatitur dhe të besuar mund të ofrojnë stabilitet dhe qartësi, duke bashkuar burimet e duhura kur ato janë më të nevojshme.
Startup
Këshillimi juridik i duhur është thelbësor gjatë formimit të çdo fillimi, veçanërisht një jofitimprurës. Shtë në këtë pikë kur dokumentacioni i kujdesshëm dhe efikasiteti strategjik janë thelbësore për të mbështetur suksesin e një jofitimprurjeje për vitet në vazhdim.
Zyra e avokatit Agron Hoti, LL.M. merret me dhënien e ndihmës juridike për persona fizik dhe juridik për mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe interesave të tyre në pajtim me rendin juridik të Republikës së Kosovës, e cila përfshinë përfaqësimin e tyre në lëmitë e shënuara si në vijim: Përfaqësimin në organet shtetërore dhe të doganës, në të gjitha procedurat jokontestimore, kontestimore, administrative, penale dhe përmbarimore.
NDIHMA JURIDIKE PËRFSHINË:
- Dhënien e këshillave dhe ndihmave juridike.
- Hartimin e padive, kërkesave, propozimeve, lutjeve, mjeteve juridike dhe parashtresave tjera
- Hartimin e kontratave, marrëveshjeve, testamenteve, deklaratave, akteve të përgjithshme, të veçanta dhe dokumenteve tjera.
- Përfaqësimin dhe mbrojtjen e personave fizik dhe juridik, shoqëritë afariste dhe subjektet tjera juridike para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore.
- Përfaqësimin e personave fizik dhe juridik në punët e tyre juridike në zgjidhje miqësore të kontesteve dhe raporteve kontestuese.
- Kryerjen e punëve tjera të ndihmës juridike në emër dhe për llogari të personave fizik dhe juridik vendor apo të huaj në bazë të të cilave realizohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat tjerë.
Përfaqësimi
Ju përfaqëson avokati sipas autorizimit në të gjitha gjykatat dhe institutionet e Kosovës.
Ne ju ndihmojmë në qështjet juridike pranë organeve të Administratës dhe Gjykatave në Kosovë dhe anasjelltas në rregullimin e qështjeve të ndryshme siç janë:
PROCEDURA PENALE:
- Krime të rënda, të lehta
- Kundërvajtje
- Procedura për të mitur
- Ligji mbi narkotikët
- Deliktet e komunikacionit
NË KONTESTET MBI PRONËSIN:
- Posedimin
- Pronën
- Shitblerjes së patundshmërisë
- Legalizimin e patundshmërisë
- Në qështjen e qirasë së patundshmërisë
NË QËSHTJET:
- Kurorëzimit
- Shkurorëzimit
- Besimin e fëmiut
- Vërtetimin e Atësisë
- Alimentacionit apo kompenzimi i ushqimit të fëmiut
- Në lidhje me Trashëgimin/Testamentin
- Themelimin e shoqërive aksionare
- Regjistrimin e biznesit
- Në qështjen e mbrojtjes së sferës personale
- E drejta mbi punën etj.
Fusha ligjore
Shqyrtimi dhe ankesa mbi paraburgimin / burgimin…
E DREJTA PENALE DHE PROCEDURA PENALE:
- Mbrojtja e palës mbas urdhërit për arrestim ose ankesa, paraburgimi, arrestimi i përkohshëm dhe konfiskimi.
- Shqyrtimi dhe ankesa mbi paraburgimin / burgimin.e
- Mbrojtja e interesave të palës së dëmtuar në kuadër të përfaqësimit të bashkëpaditësit dhe në procedurat alternative.
- Ndihmë juridike në rast të shkeljes së të drejtave të dëshmitarëve dhe të dëmtuarve.
E DREJTA PENALE PËR TË MITUR:
- Mbrojtja e të miturve në të gjitha fazat e procedurës penale.
- Ndihmë juridike në rast të shkeljes së të drejtave të dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të mitur.
LIGJI MBI NARKOTIKËT:
- Ju ofrojmë ndihmë juridike në rast të abuzimit me lëndë narkotike
- Lloji dhe sasija e drogës
- Shqiptimi i masës së shërimit (dënimit) në rast të keqpërdorimit të lëndëve narkotike.
DELIKTET NË KOMUNIKACION:
- Kërkesa për kompensimin e dëmit në komunikacion.
- Procedura e dënimit me gjobë
- Marrja e lejës së qarkullimit të automjetit
- Marrja e lejës së vozitjes
E DREJTA E PËRGJITHSHME CIVILE:
- Përfshinë tërësinë e dispozitave juridike-civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore të karakterit pasuror..
E DREJTA MBI PRONËN:
- E drejta në pronë është një e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik i vendit..
- Ne ju keshillojmë dhe mbrojmë para të gjitha gjykatave dhe organeve të tjera në kontestet mbi pronësinë, posedimin, servitutin etj
E DREJTA MBI QIRANË:
- Këshilla juridike në qështjen e testamentit.
- Trashëgimia, heqja dorë nga trashëgimia, mosmarrvëshjet në lidhje mbi trashëgimin.
- Kërkesa mbi trashëgiminë dhe e drejta e domosdoshme e trashëgimisë.
- Kontrata mbi trashëgimin.
E DREJTA MBI FAMILJEN:
- Shkurorëzim..
- Konfrontimi dhe balancimi i kërkesave mbas shkurorëzimit
- E drejta e ushqimit.
- E drejta e mirëmbajtjes së drejtë mbi pasurin të përbashkët dhe të veçantë në martesë dhe jashtë martesës.
- Rregullat mbi besimin dhe e drejta mbi kujdesin e femijës.
E DREJTA MBI TRASHËGIMIN:
- Qiraja afariste dhe private.
- Forma e kontratës se qirasë afariste dhe private.
- Përfundimi i kontratës mbi qiranë dhe lirimi i objektit sipas aktgjykimit të gjykatës.
- Kërkesa për kompensimin e dëmit.
E DREJTA TREGTARE:
- Themelimi i shoqërive, degëve dhe përfaqësive.
- Regjistrimi i bizneseve dhe shoqërive pran Agjencisë Kosovare për regjistrimin e Bizneseve.
- Zgjidhjen e konflikteve të shoqërive tregtare përmes Arbitrazhit.
E DREJTA NË SFERËN PERSONALE:
- Mbrojtja e së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat të Njeriut.
E DREJTA MBI PUNËN:
- Forma dhe përpilimi i kontratave të punës.
- Këshillimi në raste të tërheqjes së vërejtjes dhe ndërprerjes së njëanshme të marrëdhënies së punës (nga ana e punëdhënësit).
- Shfuqizimi i njëanshëm i kontratës së punës (nga ana e punëdhënësit në organet administrative).
- Ju përfaqësojmë në tërë territorin e Kosovës.
Agron Hoti LL.M.
- Rr. Ymer Aliu nr. 70 Blloku A1 Kalabria, Prishtinë
- +383 49 281 656
- +383 44 114 333
- [email protected]
- www.agrnhoti-law.com
- Hëne - Premte: 08:00 - 17:00 h